Brigada 111
Adem Jashari Tigrat e Zi
Njësia elitare speciale e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një dëshmi e përjetshme e lavdisë, betejave të paepura dhe sakrificës sublime për lirinë e Atdheut tonë.
Rreth Brigadës 111
Brigada 111 "Adem Jashari" ishte një nga formacionet kryesore të organizuara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke operuar me sukses në kuadër të Zonës Operative të Drenicës. E themeluar me emrin e Komandantit Legjendar, kjo brigadë mblodhi rreth veti luftëtarë të dalluar të cilët u bënë simbol i rezistencës dhe qëndresës heroike.
Në bashkëpunim të ngushtë me njësitin special elitare "Tigrat e Zi" nën komandën e Besim Malës (Komandant Murrizi), luftëtarët e kësaj brigade u përballën me vendosmëri të paepur kundër ofensivave të ashpra të forcave ushtarake dhe policore serbe, duke mbrojtur vatrat tona dhe popullatën civile.